Çfarë janë backlinks dhe si mund ta ndihmojnë këto faqen tuaj?

Çfarë janë backlinks dhe si mund ta ndihmojnë këto faqen tuaj?

Ky shkrim do te fokusohet tek backlinks duke shpjeguar se cfare jane ato dhe se perse ato kane nje rendesi shume te madhe per sa i perket rankimit SEO te faqes suaj te internetit.

Pak info per faqen e internetit me te cilen une kam punuar per SEO:

Faqja qe kam filluar te punoj me SEO ka 2 muaj qe eshte online dhe disa nga postimet e saj renditen ne rankun e 2 ose te 3 ne Google.

Por cfare jane Backlinks?
Backlinks eshte thjesht URL e webit tuaj ne nje faqe tjeter.
Ka dy lloje backlink, ato qe jane dofollow dhe ato qe jane nofollow, backlink dofollow e japin backlinkun ndersa ato nofollow nuk e japin, pra duhet te gjeni website te cilat jane dofollow.

Menyra se si mund te gjejme nese nje backlink eshte dofollow ose nofollow eshte duke bere inspect element mbi nje link, nese linku del keshtu backlink eshte dofollow:
[​IMG]

Por nese del ne kete menyre, backlink eshte nofollow:
[​IMG]

** Ka disa website te cilet e kane atributin e nofollow ne Class dhe nuk duket kur e bejme inspect element linkun por shumica e jep**

Na duhet ti shmangim backlinks nofollow per arsye se nuk kemi shume perfitime nga to.
Me lini te shenoj qe na duhen edhe backlinks nofollow per diversitet por mund te vazhdoni edhe pa to, nuk eshte shume e rendesishme.

Tani te kalojme tek procesi i gjetjes dhe marrjes se backlinkeve.
Menyra me e mire per te gjetur dhe marre backlinks jane Forumet sepse:
1. Jane aktive
2. Kane PG(PageRank) te larte
3. Mund te postosh thjesht dhe lehtesisht.

Na duhet te gjejme Forume te cilat lejojne postimin e linkeve dhe jane dofollow.
Kjo eshte pjese me e veshtire dhe shume persona veshtiresohen te gjejne forume te tilla.
Ne rastin tim, per nichen e website per te cilin po punoja gjeta 2 forume te cilat kane autoritet te larte dhe qe jane PR8 dhe PR6. Vetem nepermjet ketyre 2 forumeve une arrita ta ngrej webin sa me larte tek rezultatet e kerkimit ne Google.

Keshilla ime eshte gjetja e nje niche qe s’ka shume konkurrence dhe hapja e nje website rreth asaj niche.
Nichet me konkurrencen me te madhe jane:

  1. Insurance
  2. Loans
  3. Mortgage
  4. Attorney
  5. Credit
  6. Lawyer
  7. Donate
  8. Degree
  9. Hosting
  10. Claim

Keshtu qe mos u futni punes per keto niche pasi jane me shume competition te larte dhe nuk mund te arrini ne faqen e pare te Google lehtesisht.

Ketu keni disa Low-Competition niche qe mund te bazoheni per te filluar webin tuaj:
[​IMG]

Sigurisht, ideja me e mire do te ishte qe ju ta gjenit vet nje niche dhe me pas te punoni me ate niche.
Gjeni nje niche rreth dickaje qe ju e zoteroni mire, mos krijoni niche per shembull per psikologji kur s’ja keni idene asaj fushe. Nese jeni te afte per te shkruajtur Poezi krijoni nje website ne lidhje me poezine etj.

Pasi keni menduar nje niche, hapi tjeter eshte te shikoni konkurrencen qe keni ne Google.
Hyni ne Google dhe beni kerkim per ate niche dhe shikoni nese konkurrenca eshte teper e larte ose jo, nese konkurrenca eshte teper e larte, hiqni dore nga ajo niche pasi eshte praktikisht teper e veshtire qe t’ja dilni mban, e nese niche juaj ka konkurrence te ulet atehere vazhdoni me ate niche pasi jeni OK.

Pasi keni gjetur niche hapi i rradhes eshte hapja e nje website.
Nese jeni fillestar, ose s’keni mundesi per te blere hosting, ju rekomandoj t’ja filloni me Blogger.
Blogger eshte platforme mjaft e mire, te limiton shume ne fakt por gjithsesi sa per t’ja filluar eshte mjaft mire.

Pasi keni gjetur hostin (ne mund t’ju japim hosting nga paketat tona me cmime te arsyeshme) dhe e keni kompletuar webin tuaj, erdhi koha qe te ndertoni postime ne web me keywords per niche tuaj.

Tek titulli i postimit, do te vendosni gjithmon ate gje qe mendoni se te tjeret kerkojne per kete niche, nese pershembull keni nje web per teknologjine do te krijoni nje titull qe te godase lexuesit ose ata qe bejne search ne Google. Nese psh qarkullon nje virus i ri kompjuterik, njerezit do te kerkojne solucione per te hequr kete virus nga PC i tyre, marim shembull sikur Ransomware ka goditur shume PC, njerezit do te kerkojne “How to get rid of ransomware” dhe ju duhet te krijoni nje postim mbi keto keywords, ku titulli te jete ne ndihmese te ketyre personave qe me pas, ju te merrni klikime ne faqen tuaj.

Pasi e keni bere kete, erdhi koha qe ta postoni linkun e postimit tuaj ne forumet me autoritet te larte qe keni gjetur. Postoni ne forume cdo postim te ri qe beni dhe nese keni sukses, per rreth 1 muaj e gjysme do te shikoni rezultate mjaft te mira! Nese ja keni dale mban deri ketu tani mund te beni postime te goditura dhe s’do te keni me nevoje as per forumet qe te merrni trafik organik per keto postime! Vetem duhet te keni kujdes qe te mos beni SPAM, beni 1 postim dita ose me shume, por ne forume postoni vetem postimin qe mendoni qe to te kete interes.

Disa programe qe mund te perdorni per te gjetur Keywords, per te menaxhuar vizitoret, etj. jane:

Google AdWords Keyword Planner 
– Ketu mund te kerkoni nje keyword te caktuar dhe te shikoni se sa eshte konkurrenca per kete keyword.

Clicky 
– Kete tool mund ta perdorni per te marre statistika per website tuaj, si dhe per te pare se sa usera jane online.
Ne vend te clicky mund te perdorni edhe Google Analytics por nese jeni fillestare do t’ju sygjeroja Clicky.

Fjalor per disa shprehje te perdorura:
Backlink 
– Lenja e linkut te website tuaj ne nje website tjeter.
Niche – Eshte nje website me nje Teme te caktuar. Psh website http://www.itshqip.com ka niche Teknologjine.
PR (Pagerank) – Pagerank eshte renditja e webit tuaj nga 0 – 10 nga Google.
Keyword – Eshte nje Fjale Kyce, ose fjala kyce e perdorur ne postimet tuaja.
dofollow – Eshte kur nje website, te jep backlink.
nofollow – Eshte kur nje website nuk te jep backlink.

Ju falenderoj shume per vemendjen tuaj!
Nese keni ndonje pyetje ju lutem komentoni me poshte dhe do perpiqem t’ju ndihmoj!

Gevio Tabaku

Themelues i SandBox.al

Leave a Reply

Close Menu